Në përpjekje për t'i shpëtuar dhunës bashkëshortore një 24-vjeçare është hedhur nga ballkoni i shtëpisë dhe ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në Durrës dhe dyshimet e para të policisë janë se e reja u hodh vetë nga ballkoni, po hetimet do të zbardhin plotësisht ngjarjen e rëndë. Në flagrancë u arrestua bashkëshorti i saj Alfred Gjini, 31 vjeç. Sipas policisë së Durrësit, Gjini u vu në pranga pasi gjatë një konflikti me bashkëshorten e tij Anisa Gjini, kjo e fundit është vetë hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka humbur jetën.