Top News/ Hezbollahu pranon të ulë armët / I dërguari amerikan në Liban, Izraeli ‘no coment’
19/11/2024 12:04

I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochstein, ka mbërritur në Bejrut të martën për bisedime me zyrtarët vendas rreth një armëpushimi mes Hezbollahut dhe Izraelit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve të Libanit. Ai mbërriti disa orë pasi Hezbollahu, grupi i mbështetur nga Irani, e pranoi propozimin e Uashingtonit për armëpushim. Vizita e tij është tregues se ka përparim në përpjekjet diplomatike, të udhëhequra nga SHBA-ja, për t’i dhënë fund konfliktit i cili shpërtheu në luftë të përgjithshme në fund të shtatorit, kur Izraeli nisi ofensivë të madhe kundër Hezbollahut në Liban. Si Qeveria e Libanit, ashtu edhe Hezbollahu, janë pajtuar me propozimin e SHBA-së për armëpushim, i cili iu dorëzua atyre me shkrim javën e kaluar dhe dhanë mendimet e tyre për përmbajtjen e tij, tha të hënën për Reuters Ali Hassan Khail, këshilltar i kryetarit të Parlamentit të Libanit, Nabih Berri. Izraeli ende nuk ka dhënë ndonjë koment rreth kësaj çështjeje. Hezbollahu e mbështeti aleatin e tij të kahershëm, Berri, për të negociuar për armëpushim, por si ai ashtu edhe Izraeli e kanë përshkallëzuar luftën ndërsa përpjekjet politike kanë vazhduar. Një diplomat i njohur me bisedimet paralajmëroi se duhet ende të përcaktohen hollësitë dhe kjo nënkupton vonesa në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Khalil tha se Izraeli po përpiqet të negociojë "me zjarr", duke iu referuar intensifikimit të bombardimeve të tij ndaj Bejrutit dhe periferive jugore të kontrolluara nga Hezbollahu. "Kjo nuk do të ndikojë në qëndrimin tonë", tha ai. Ai refuzoi të jepte hollësi mbi vërejtjet që Libani ka bërë për propozimin, por tha se ato u paraqitën "në një atmosferë pozitive" dhe në përputhje me Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i dha fund luftës së fundit midis Hezbollahut dhe Izraelit në vitin 2006. Rezoluta i kërkon Hezbollahut të mos ketë prani ushtarake në zonën mes kufirit libanezo-izraelit dhe Lumit Litani, i cili rrjedh përgjatë 30 kilometrave në veri të kufirit.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46