Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zv.Kryeministres Belinda Balluku. Kërkesa ka mbërritur në kryesi, ku SPAK e njofton Kuvendin se Balluku është marrë e pandehur në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tendera të kryer në bashkëpunim për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.