Ish zyrtari i policisë, Erzen Breçani i investoi paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i të birit, Eralb Breçani në ndërtimin e hidrocentralit “Drita” në lumin e Gashit në Tropojë. Në këto përfundime kanë arritur hetimet e prokurorëve të posaçëm të SPAK, ku thuhet se Erzen Breçani ishte në dijeni të plotë të veprimtarisë së paligjshme të të birit.