Komisioni Evropian mund të nisë një hetim kundër Komisionerit të Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi në ditët në vijim. Raporti i cili kërkon marrjen e këtij vendimi është pranuar tashmë nga komiteti i punëve të jashtme të PE. Sipas PE, edhe pse Varhelyi thotë hapur të kundërtën, ai në fakt po përpiqet qëllimisht të minojë rëndësinë e kushteve të sundimit të ligjit të vendeve që dëshirojnë të anëtarësohen në bashkim, përfshirë edhe Shqipërinë.