Partia Demokratike, pas vendimit të grupit për përpilimin e një kërkese për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit, tashmë e ka konkretizuar një të tillë. PD ka dorëzuar në Kuvend kërkesën e saj për Komisionin në fjalë, ku ndër të tjera theksohen katër rezolutat ndërkombëtare të miratuar nga Partitë Popullore Evropiane (EPP), Internacionalja e Demokratëve të Qendrës (CDI) dhe Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar (IDU), ku procesi zgjedhor konsiderohen një farsë.