Opozita kërkon zyrtarisht ngritjen e Komisionit Hetimor për Kontrollin e Ligjshmërisë në Administrimin e Fondeve të Programit IPARD II në Bujqësi. Në kërkesën e nënshkruar nga 45 deputetë gjatë seancës plenare të së hënës, kërkohet që të hetohet I gjithë zbatimi i Marrëveshjes Kuadër IPA II, që nga përzhjedhja, miratimi e financimi I aplikuesve, e deri tek analiza e respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontrolleve për këto projekte. Poashtu opozita kërkon që nëpërmjet këtij hetimi të identifikohen shkeljet dhe parregullsitë e mundshme në administrimin e këtyre fondeve, si dhe vlerësimin e nevojës për ndërmarrjen e masave ligjore, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative në të ardhmen,