Dmytro Kotsiubailo, komandanti i Batalionit të Parë të Mekanizuar "Ujqërit e Da Vincit" dhe Hero i Ukrainës, u vra në një aksion pranë Bakhmutit, më datën 7 mars, teksa lajmin e dha presidenti ukrainas, Volodymir Zelenskey. "Ai ka mbrojtur pavarësinë tonë dhe dinjitetin e popullit tonë që nga viti 2014. Ishte nga heronjtë më të rinj të Ukrainës. Një nga ata, historia personale, karakteri dhe guximi i të cilit, u bënë përgjithmonë historia, karakteri dhe guximi i Ukrainës," tha Zelensky në një video. Kotsiubailo (I cili njihej me nofkën Da Vinci) u bë një nga ushtarakët më të rinj ukrainas që mori titullin kombëtar Hero i Ukrainës në vitin 2021.