Një hetim zyrtar ka zbuluar se dhjetëra zyrtarë provincialë dhe staf spitalor u përpoqën të mbulonin një rast helmimi nga plumbi të qindra fëmijëve në Kinën veriperëndimore, çka shkaktoi zemërim të gjerë.Zyrtarët manipuluan analizat e gjakut të fëmijëve që u helmuan në Kopshtin Peixin në qytetin Tianshui, thanë autoritetet provinciale Gansu në një raport.Zyrtarët gjithashtu morën ryshfete nga një investitor në Peixin, ndërsa neglizhuan inspektimet e sigurisë ushqimore në disa kopshte, tha raporti.Në një përpjekje për të tërhequr më shumë nxënës, shefat e kuzhinës në Peixin kishin përdorur bojë të pangrënshme për të "përmirësuar pamjen" e vakteve të tyre, tha raporti.Mostrat e ushqimit, sic u zbulua më vonë, përmbanin 2,000 herë më shumë plumb se limiti kombëtar i sigurisë.