Disa persona janë helmuar në një lokal dasme në Durrës, për pasojë kanë përfunduar në urgjencën e spitalit të Durrësit. Nga burimet zyrtare bëhet me dije se deri më tani 6 persona janë të shtruar në urgjencë dhe po marin trajtim mjekësorë. Gjendja e tyre nuk është serioze. Të shtruarit po ndiqen në vazhdimësi nga mjekët deri në përfundim të analizave.