Shefi i Pentagonit në SHBA, Pete hegseth është vënë në qendër të polemikave. Shkak u bë postimi i një video ku disa pastorë të një kishe kristiane nacionaliste shprehnin bindjen e tyre se grave duhej t’iu hiqej e drejta e votës. Në postimin e tij, Hegseth komentoi një reportazh të rrjetit televiziv CNN rreth Themeluesit të Komunionit të Kishave evangjeliste të riformuara. Në këtë reportazh shfaqeshin disa pastorë që mbështesnin idene e heqjes së të drejtës së votës për gratë nga Kushtetuta amerikane e për më tepër ata pohonin se grate duhet t’u binden burrave të tyre. ‘Krishti për gjithë jetën’-shkruante Hegseth në postimin e tij që shoqëronte edhe videon