Top News- ‘Haremi’ sekret i Putinit, nga nofka e carit tek ekzekutimet misterioze e kërcënimet
18/10/2025 22:27

Në vitin 2021, gazetarët rusë të portalit investigativ Proekt përjetuan një nga ndëshkimet më të ashpra të Kremlinit. Roman Badanin u zgjua në agim nga agjentë të FSB-së, të cilët i bastisën banesën për orë të tëra dhe më pas e morën në pyetje, për shkak të një interviste me një vajzë që besohej të ishte vajza e jashtëligjshme e presidentit Vladimir Putin. “Jeta private e Putinit është tabu absolute”, tha Badanin. “Gazetarët rusë e dinë mirë shprehjen: Mos prek familjen e tij”. Tashmë në mërgim në Kaliforni, ai dhe bashkëpunëtori i tij Mikhail Rubin kanë botuar librin “Cari vetë: Si na mashtroi të gjithëve Vladimir Putin”, ku zbulojnë detaje për jetën sentimentale të presidentit rus, një temë që Kremlini e ruan me fanatizëm. Historia e parë tronditëse lidhet me Svetlana Krivonogikh, një ish-pastruese nga Shën Petersburgu, e cila u lidh me Putinin në fund të viteve ’90. Nga kjo lidhje lindi një vajzë, Elizaveta (ose Luiza Rozova), e cila i ngjan jashtëzakonisht presidentit rus. Pas lindjes së saj, pasuria e nënës ndryshoi në mënyrë të pabesueshme: një apartament 3 milionë paundësh në Monte Karlo, prona në Moskë dhe Shën Petersburg, një jaht, pasuri totale mbi 78 milionë paund, siç zbuluan “Pandora Papers”. Më pas erdhi Alina Kabaeva, kampione olimpike dhe një nga gratë më të famshme në Rusi. E quajtur “gruaja më elastike e vendit”, ajo fitoi medalje ari në Olimpiadën e Athinës në vitin 2004 dhe pozoi për revistën Maxim. Pikërisht atëherë u prezantua me Putinin nga trajnerja e saj, Irina Viner. Romanca e tyre, që filloi rreth vitit 2006, u shoqërua nga tragjedi dhe heshtje: ish-i dashuri i Kabaevës, këngëtari Murat Nasyrov, vdiq pasi “ra” nga një ballkon në Moskë. Në vitin 2008, një gazetë ruse raportoi për një martesë të afërt mes Putinit dhe Kabaevës. Pas publikimit, redaktori u detyrua të jepte dorëheqjen dhe gazeta u mbyll nën presionin e FSB-së. Sot, Kabaeva besohet të ketë dy djem me Putinin dhe drejton National Media Group, me një pagë prej 7,7 milionë paundësh në vit. Putin dhe bashkëshortja e tij Lyudmila u divorcuan në vitin 2014, pas gati tri dekadash martesë. Ajo e përshkruante Putinin si një “vampir” që punonte 17 orë në ditë, ndërsa ai e ironizonte duke thënë se “çdo njeri që do ta duronte për tri javë, meriton monument”.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06