Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 22:00, kur viktima është qëlluar me armë nga një 69 vjeçar në një restorant, ku shqiptari ishte administrator dhe bashkëpronar.