Linjat ajrore australiane anuluan të mërkurën fluturimet e tyre drejt dhe nga ishulli turistik indonezian i Balit, pasi një vullkan atje katapultoi një kolonë hiri që u ngrit për kilometra lart në qiell. Jetstar, Qantas dhe Virgin Australia lëshuan të gjitha njoftime ku lajmëronin për ndryshime në oraret e tyre të fluturimit pasi mali Leëotobi Laki-Laki në ishullin Flores lëshoi një kolonë tymi nëntë kilometra të lartë, një ditë më parë. “Virgin Australia ka bërë disa ndryshime në orarin e fluturimeve, për shkak të ndikimeve të vullkanit në Indonezi”, tha linja ajrore, duke renditur më pas fluturimet e anuluara për në Sidnei dhe Melburn.