Ndërsa parqet e argëtimit janë rihapur në Japoni, një rregull i ri ka bërë që vizitorët të mbeten gojë hapur. Nuk lejohen ulërimat në trenat e frikshëm dhe të shpejtë. Kjo mund të duket si një kërkesë e çuditshme kur njerëzit ngjiten dhe zbresin në pikiatë, kthehen me kokë poshtë apo anash me shpejtësi maksimale. Por, ulërimat e larta mendohet se lëshojnë stërkla që mund të përhapin koronavirusin.