Top News – Hamasi, sulm ndaj civilëve në Gaza / SHBA paralajmëron, ka ‘raporte të besueshme’
19/10/2025 11:28

Departamenti amerikan i Shtetit tha se ka “raporte të besueshme” që Hamasi po planifikon një sulm të menjëhershëm ndaj civilëve në Gazë, një lëvizje që sipas Uashingtonit do të përbënte “shkelje të armëpushimit”. “Ky sulm i planifikuar ndaj civilëve palestinezë do të përbënte shkelje të drejtpërdrejtë dhe të rëndë të marrëveshjes së armëpushimit dhe do të minonte përparimin e bërë përmes përpjekjeve për ndërmjetësim”, tha DASH-i përmes një njoftimi të shtunën. “Nëse Hamasi e ndërmerr këtë sulm, do të ketë masa për të mbrojtur banorët e Gazës dhe për të ruajtur integritetin e armëpushimit”. Në deklaratë nuk u dhanë detaje se për çfarë masa bëhet fjalë, edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë kësaj jave e kishte kërcënuar Hamasin lidhur me vrasjen e civilëve. “Nëse Hamasi vazhdon me vrasjen e njerëzve në Gazë, gjë që nuk ishte marrëveshja, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër pos që të shkojmë dhe t’i vrasim”, tha Trump në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, pa dhënë detaje të tjera. Hamasi hodhi poshtë deklaratën e DASH-it, duke thënë se akuzat që po përgatit sulm ndaj civilëve në Gazë “janë të rreme”. Hamasi dhe Izraeli u pajtuan javën e kaluar për një marrëveshje të paqes, të ndarë në faza, sipas së cilës Izraeli i dha fund ofensivës ushtarake në Gazë në këmbim të lirimit të pengjeve që po mbaheshin në Gazë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023. Faza e parë e marrëveshjes, që përfshin lirimin e pengjeve të gjallë dhe kthimin e trupave të pajetë të pengjeve, është duke u zhvilluar. Uashingtoni tha se ka njoftuar garantuesit e marrëveshjes së paqes – që përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Egjiptin, Katarin dhe Turqinë – për “shkeljen e mundshme të armëpushimit nga Hamasi”. Më herët gjatë javës, Hamasi forcoi kontrollin mbi qytetet e shkatërruara të Gazës, duke nisur një fushatë shtypjeje dhe duke ekzekutuar persona që i akuzoi si kolaboracionist. Hamasi publikoi një video në kanalin e tij zyrtar, ku shfaqej ekzekutimi në rrugë i tetë personave me sy të lidhur dhe të gjunjëzuar, të cilët i cilësoi si “kolaboracionistë”. Videoja ka të ngjarë të jetë incizuar mbrëmjen e së hënës.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06