Hamasi ka pranuar propozimin më të fundit për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimi pengjesh me Izraelin. Ujdia e propozuar nga Katari dhe Egjipti, siç thotë Al Jazeera, është një plan gjithëpërfshirës me dy faza, i bazuar në një kornizë të paraqitur nga i dërguari amerikan, Steve Ëitkoff. Plani parashikon që Hamasi të lirojë rreth gjysmën e 50 pengjeve izraelite që kanë mbetur, 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë, në dy faza gjatë një armëpushimi të përkohshëm 60-ditor. Gjatë kësaj kohe, do të zhvillohen negociata për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e trupave izraelite.