Kuvendi është përballur me një sulm kibernetik, që ka pasur në fokus hakerimin e bisedave të deputetëve në postën elektronike. Grupi ‘Homeland Justice’ ka publikuar në Telegram një imazh të inbox-eve të hakeruar, ku bie në sy korrespondenca mes deputetëve dhe administratës së parlamentit të Shqipërisë lidhur me dokumentacionet që përdoren në komisionet dhe seancat parlamentare.