Top News – Hakerohen frigoriferët në Francë / Temperatura 50 gradë, prishen ushqimet në markete
13/10/2026 13:49

Hakerat kanë vënë në shënjestër qindra frigoriferë supermarketesh në mbarë Francën, duke bërë që ushqimet që kërkojnë temperatura të ulëta të prishen. Produkte të freskëta, mishi, bulmeti dhe ushqime të tjera të ngrira, me vlerë miliona euro përfunduan të prishura pasi një sulm kibernetik bëri që temperaturat e frigoriferëve dhe ngrirësve të arrinin deri në 50°C gjatë natës. Sulmi komprometoi softuerin e kontrollit të zinxhirit të ftohjes në dyqanet mbarëkombëtare të rrjeteve Intermarché, E.Leclerc dhe Coopérative U. Drejtori ekzekutiv i kësaj të fundit deklaroi se disa nga supermarketet e tij ishin goditur nga ky sulm "jashtëzakonisht serioz dhe i paprecedentë". Nga sulmi u prekën gjithashtu shitës të tjerë të mëdhenj ushqimorë, përfshirë Carrefour dhe Monoprix. Raportohet se hakerët riprogramuan nga distanca rregullatorët e ftohjes për të detyruar një cikël të vazhdueshëm shkrirjeje, duke rritur temperaturat e brendshme deri në 50°C. Ndërsa shtrirja e plotë e sulmit mbetet ende e paqartë, besohet se në total u prekën rreth 500 dyqane në Francë, sipas BBC-së. Autoritetet franceze të zbatimit të ligjit dhe agjencia kombëtare e sigurisë kibernetike kanë nisur një hetim për të identifikuar autorët e sulmit. Komisioneri Evropian për Bujqësinë dhe Ushqimin, Christophe Hansen, e dënoi ashpër sulmin kibernetik në një postim në platformën X, duke deklaruar: "Siguria ushqimore kërkon më shumë vëmendje në të gjitha nivelet. Sepse shndërrimi i ushqimit në armë është bërë realitet". Ky incident ndodh në një kohë kur shtohen shqetësimet për dëmet e mëdha që mund t'u shkaktohen të gjithë sektorëve në Evropë nga sulmet kibernetike të kryera prej aktorëve keqdashës.

Top Channel/ Basha padit Ballën në Spak: Më cenoi nderin
27/11 23:25
Top Channel/ Ambasada e SHBA mesazh para protestës: Kujdes me dhunën
27/11 23:20
Top Channel/ Festa kuqezi për herë të parë në Azerbajxhan
27/11 23:18
Top Channel/ Falja e 36 mijë faturave të energjisë, qeveria bën gati ligjin e ri
27/11 23:15
Top Channel/ Det edhe në rrugë, Vlora përmbytet pas 12 orësh shi
27/11 23:13
Top Channel/Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypass-in Levan-Mbrostar, ndërhyjnë zjarrfikëset
27/11 22:51
Top Channel/ Nën hetim për pastrim parash, Xhensila Myrtezaj reagon ashpër: Nuk do lejoj që…
27/11 22:37
Top Channel/ Prej 12 orësh reshje të dendura, përmbytet Vlora! Situatë e vështirë në qarkullim
27/11 22:01
Top Channel/ Konflikt mes disa personave në Fier, policia shoqëron tre të dyshuar në komisariat
27/11 20:37
Top News – Presidenti serb lavdëron Kadarenë. ‘Personalitet që i ka dhënë shumë Ballkanit dhe botës’
27/11 20:30
Top Channel/ ‘Rakipi njësoj si Rama’, Berisha: Bën sikur bën ndere, por i çon të gjithë ke djali
27/11 20:04
Top Channel/ Nis faza e dytë e bashkëpunimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë për inovacionin
27/11 19:55
Top Channel/ Durrësi kuqezi! Atmosfera e festave rrit prenotimet në qytetin bregdetar
27/11 19:53
Top News – Miratoi buxhetin para Kuvendit. Prefektura rrëzon Këshillin Bashkiak të Vlorës
27/11 19:50
Top Channel/ “Revanshi”, 78 vite burg për 12 vetë! Emiljano Shullazi dhe Avdyli, nga 10 vite
27/11 19:47
Top Channel/ Veliaj çon Spakun në Kushtetuese, kërkon rrëzimin e tre vendimeve të gjykatave
27/11 19:44
Top Channel/ Kallëzohet në SPAK kryepolici, po hetohet pas protestës së 17 tetorit
27/11 19:41
Top Channel/ Gjoba “rrugore” për protestuesit, policia shqyrton zbatimin e Kodit Rrugor
27/11 19:36
Top Channel/ Lëvizja e qeverisë një ditë para protestës, akt normativ për dëmet: Paguajnë dhunuesit
27/11 19:33
Top Channel/ ‘Kjo opozitë duhet të bashkohet’, Berisha: Detyrë e çdo atdhetari të…
27/11 19:31