Ish drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme për herë të dytë pas marrjes në pyetje më 1 maj të këtij viti. Ismaili është pyetur nga SPAK në kuadër të hetimit për hakerimin e e-maileve të disa prokurorëve të posaçëm, ngjarje e shënuar në muajin mars të këtij viti. SPAK tha në atë kohë se ndërhyrje të paligjshme ka patur vetëm në adresat e email-eve të prokurorëve të posaçëm dhe jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit, ku u tha se sistemi i brendshëm i institucionit ka mbetur i pacënuar. Sipas SPAK, është tentuar të ndërhyet edhe në email-in e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit, por pa sukses.