Anëtarët e familjes së ish Presidentit Donald Trump dhe zyrtarë të administratës së Presidentit Biden janë vënë në shënjestrën e hakerëve të lidhur me Kinën. Sipas gazetës Neë York Times, hakerët mundën të depërtonin në sistemet e kompanive të telekomunikacionit. Në mesin e atyre që ishin vënë në shënjestër nga spiunët kibernetikë, ishin edhe anëtarë të familjes Trump, përfshirë Eric Trump-in dhe Jared Kushner.