Hakerat iranianë të Homeland Justice, të cilët dyshohet se qëndrojnë pas sulmit kibernetik ndaj sistemve qeveritare shqiptare janë rikthyer aktivë në kanalet e tyre në aplikacionin Telegram. Grupi ka postuar një seri mesazhesh pas shpërthimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit. Deklaratat kërcënojnë vendin tonë si kundërpërgjigje e hakerave ndaj mbështetjes së shprehur nga udhëheqësit dhe politikanët shqiptarë pro izraelit.