Top news – Habit zyrtari Iranian / ‘kemi pasuruar më shumë uranium nga sa thotë OKB
10/10/2021 18:59

Shefi i Iranit për çështje bërthamore tha se Teherani ka pasuruar më shumë uraniumin sesa kanë raportuar inspektorët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar. Duke folur për televizionin shtetëror iranian, Mohammad Eslami tha se Irani ka 120 kilogramë të uraniumit të pasuruar me 20 për qind. Në shtator, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore vlerësoi stokun e Iranit prej 84.3 kilogramë. Për të krijuar armë bërthamore duhen 170 kilogramë të uraniumit të pasuruar deri në 20 për qind. shumica e armëve bërthamore, megjithatë, përdorin uranium të pasuruar deri në 90 për qind. Sipas marrëveshjes së vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe komunitetit ndërkombëtar, Teheranit iu ndalua që të pasuronte uraniumin përtej 3.67 për qind. Në këmbim, vendet nënshkruese u pajtuan që Iranit t’i lejohej pasurimi i uraniumit deri në 20 për qind për reaktorët e kërkimit. “Por, kjo marrëveshje nuk u respektua”, tha Eslami. “Nëse ne nuk do ta prodhonim vet, do të shndërrohej në problem”, shtoi ai. Marrëveshja bërthamore po ashtu i mundësoi Iranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor. Teherani insiston se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore. Më 2018, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën njëanshëm nga marrëveshja dhe rivendosën sanksione ndaj Iranit, duke thënë se marrëveshja bërthamore dështoi që të adresojë programin për raketa balistike të Iranit dhe mbështetjen që Teherani u jep grupeve terroriste në Lindjen e Mesme. Që prej tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja, shtetet e tjera nënshkruese – Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia – kanë tentuar që ta ruajnë këtë pakt. Presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar se është i hapur për mundësinë e rikthimit në marrëveshje, por bisedimet me Iranin ende nuk kanë prodhuar rezultate të qarta.

Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00
Top News-Protestat e dhunshme të fundjavës/ Franca nxjerr trupa ushtarake për të përforcuar Policinë
20/10 22:30
Top News- Protestat në Milano/ Italia ndryshon ligjin, 5 vite burg dhe gjoba 20 mijë euro
20/10 22:20
Top News- Rumania del nga kriza/ Votëbesohet qeveria e re, merr fund bllokada
20/10 21:53
Top News – E bllokuar mes ujit, shpëtohet familja / Përmbytje të mëdha në Spanjë, katër viktima
20/10 15:05
Top News – Masa të reja sociale në Spanjë / Qeveria reagon disa javë para zgjedhjeve
20/10 14:57
Top News – Pritet ‘fundjavë zjarri’ në Itali / 500 ushtarë në Milano, masa të rrepta sigurie në vend
20/10 14:49
Top News – Bllokuan sheshet me çadra / Portugali, policia çmonton kampet, 55 të arrestuar
20/10 14:44
Top Channel/ “Luftë guerrile” në Milano: 500 ushtarë shtesë, qeveria italiane përgatit dekretin!
20/10 14:24
Top Channel/ Bombardimet në portet ukrainase, kriza e drithit mbërrin në Itali: Çmimet rriten 24%!
20/10 14:22
Top News – Trump heton Grenell për korrupsion / Skandal në Shtëpinë e Bardhë, ‘blerje ndikimi’
20/10 14:18
Top News – Pas Francës, radha e Amerikës…!!! Kriza ‘tingëllon e njohur’ por SHBA është ‘ndryshe’
20/10 13:55
Top News – JD Vance distancohet nga Trump / Nuk pranon të mbështesë Netanyahun për rizgjedhje
20/10 13:43
Top News – Trump: Rusia ka qenë e mirë me Ukrainën / Zelenski takon Witkoff për të riparuar lidhjet
20/10 13:41
Top News – Amerikanët nuk e duan Trumpin / Mbështetja bie në nivelin më të ulët historik
20/10 13:41
Top News – Franca shpërthen, ekstremi i djathtë ngrihet/ Evropa ‘në rrezik’, zemërim para zgjedhjeve
20/10 12:24
Top Channel/ Studentët protestë në Greqi, partitë e majta dalin në mbështetje të protestave
20/10 12:19
Top Channel/ Richard Grenell në skemën e pagesave për ndikim te Presidenti? Trump urdhëron hetim!
20/10 12:16
Top Channel/Tensione të reja Trump-Zelensky: “Ne i kemi dhënë shumë Ukrainës, nuk kemi marrë asgjë”!
20/10 11:20
Top Channel /Papa i telefonon pwr marrëveshje me Rusinë, Zelensky: Trump do kapitullimin
19/10 23:27