Gjykata e Posaçme e Apelit ka gjetur parregullsi në procesin gjyqësor ndaj Moisi Habilajt dhe grupit të tij të personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Apeli ka prishur vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ka urdhëruar rikthimin e çështjes për gjykim në shkallën e parë, por me një tjetër trupë gjykuese.