Shqipëria është zgjuar sërish nën ethet e acarit, teksa termometri vijon të tregojë temperatura nën zero gradë Celsius. Në qarkun e Kukësit situata paraqitet më e qetë, shoqëruar me erë. Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale. Disa akse rrugore janë të pakalueshme, për shkak të gurëve dhe inerteve që kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve. Mësohet se kontraktorët po vijojnë punën për pastrimin e inerteve dhe gurëve , kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike është normal në shkallë Qarku.