Opozita ka krijuar sërish tensione në seancën plenare në Kuvend. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ka kërkuar deputetëve të Partisë Demokratike që të ulen në vendet e tyre, në mënyrë që seanca të zhvillohet normalisht, por deputetët kanë refuzuar. Fillimisht teksa deputetja e Partisë Socialiste Pranvera Resulaj po mbante fjalën e saj nga vendi, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i ka shkuar pranë tavolinës duke i folur me tone të ashpra.