Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër shtetasit kosovarë të arrestuar për trafik armësh disa ditë më parë nga policia e Tiranës. Togat e zeza vendosën masën shtrënguese “arrest me burg” për Blerim Krasniqin, Benjamin Shalën, Edonis Thaçin dhe Muhamed Krasniqin. Gjatë operacionit për goditjen e këtij aktiviteti u sekuestruan 10 armë zjarri, teksa personat e përfshirë u kapën në vendparkimin e një terminali autobuzësh, në Lundër.