Policia e Shtetit referoi në Prokurorinë e Posaçme materialet në ngarkim të 23 deputetëve të opozitës për kaosin e shkaktuar në Kuvend gjatë seancës plenare të së hënës. Deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr dhe goditje për shkak të detyrës, ndërsa Bledian Nallbati vetëm për shkatërrim të pronës me zjarr. 20 deputetët e tjerë të grupit parlamentar demokrat akuzohen vetëm për shkatërrim prone. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha më herët përmes një postimi në rrjetet sociale se gjatë trazirave deputetët e opozitës kanë konsumuar pesë vepra penale. Sipas Hoxhës, veprat penale të konsumuara janë: ??????? ? ????????? ?ë ??????????? ??????????? ????? ?? ????ë ? ?ë ?????ë? ?ë ????ë? ??????? ?ë? ????? ?ë ?????ë? ????????? ? ???ë? ?ë ???????ë?? ???? ? ??????? ?? ????? ?ë ????? ??????????? ?? ????? ? ????ë? ???????