Top News/ Grumbulloni pelena, ilaçe e ushqime…! Frikë për WWIII, Suedia dhe Finlanda përgatiten
19/11/2024 15:27

Suedia dhe Finlanda kanë përditësuar udhëzimet për qytetarët e tyre se si t'i mbijetojnë luftës, ndërsa aleatët e NATO-s po rrisin masat e mbrojtjes në sfondin e konfliktit në Ukrainë. Të dy vendet iu bashkuan aleancës transatlantike në dy vitet e fundit, pasi Rusia pushtoi fqinjin e saj. Shumë vende evropiane që atëherë kanë rritur shpenzimet ushtarake për të forcuar sigurinë afatgjatë në rajon. Broshura të shpërndara në miliona familje në vendet nordike përfshijnë udhëzime se si të përgatiten për efektet e konflikteve ushtarake, ndërprerjet e komunikimit dhe ndërprerjet e energjisë elektrike, si edhe ngjarjet ekstreme të motit. Nga grumbullimi i ujit në shishe dhe produkteve sanitare, deri tek rritja e produkteve ushqimore në shtëpi, autoritetet qeveritare ofrojnë këshilla se si banorët mund të përballojnë situatën në rast lufte. Broshurat përfshijnë gjithashtu këshilla për prindërit, duke i udhëzuar ata të ruajnë pelena, ilaçe dhe ushqim për fëmijë. Qeveria suedeze do të shpërndajë broshurat për pesë milionë familje gjatë një periudhe dy javore, duke nisur nga 18 nëntori. Versioni i pestë i broshurës suedeze, i cili u botua për herë të parë në Luftën e Dytë Botërore, do të vendosë "theksin tek përgatitjet për luftë". Versioni dixhital i broshurës, i lëshuar në tetor, është shkarkuar rreth 55,000 herë. Broshurat e reja përfshijnë këshilla për evakuimin, si të ndalohet gjakderdhja, trajtimin e ankthit, si t'i flitet fëmijëve për luftën dhe si të mbështen anëtarët veçanërisht të cenueshëm të popullatës. Ministria e Brendshme e Finlandës lëshoi gjithashtu udhëzime të reja për krizën, duke u dhënë lexuesve këshilla se si të përgatiten për ndërprerje të gjata të energjisë, ndërprerje të ujit, ndërprerje të telekomunikacionit, ngjarje ekstreme të motit dhe konflikte ushtarake. Më herët, udhëzimet e kohës së luftës i përditësuan edhe norvegjia dhe danimarka.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46