Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas publikimit të pamjeve gjatë se dieles, në zonën e Liqenit, ku shumë qytetarë janë parë grumbull dhe pa asnjë masë mbrojtëse ndaj virusit. Në një status në Facebook, Manastirliu shprehet se mesa duket qytetarët nuk po e marrin seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura.