Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga 68 vjecarin Mahmut Gjuzi, bashkëshortin e Merushe Gjuzit, e cila u hodh nga furgoni mëngjesin e së premtes, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Shoqja e viktimës, pas ngjarjes së rëndë, deklaroi se Merushja ishte në gjendje te rënduar psikologjike, pasi kishte debatuar me bashkëshortin herët në mëngjes.