Agron Tufa, i cili është dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje është ekstraduar këtë të diel nga Italia. Tufa u kap në Bari në shtetin italian, në muajin janar të këtij, gjatë operacionit policor të koduar “Informacioni”, i cili u finalizua si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane.