Top News – Greva më e madhe në vite / Macron nën presion, Franca e paralizuar
18/09/2025 13:55

Mësuesit, drejtuesit e trenave, farmacistët dhe stafi i spitaleve hynë në grevë ndërsa adoleshentët bllokuan shkollat e mesme në Francë të enjten, në kuadërë të një dite protestash kundër shkurtimeve të afërta të buxhetit. Sindikatat po bëjnë thirrje që planet fiskale të qeverisë së mëparshme të anulohen. Ata kërkojnë edhe më shumë shpenzime për shërbimet publike, taksa më të larta për të pasurit dhe për anulimin e një ndryshimi jopopullor që i bën njerëzit të punojnë më gjatë për të marrë pensionin. Në Paris, shumë linja metroje ishin planifikuar të ndaleshin për pjesën më të madhe të ditës, përveç orës së pikut të mëngjesit dhe pasdites. Nxënësit u mblodhën duke bllokuar hyrjet në disa shkolla. "Bllokoni shkollën tuaj kundër masave shtrënguese", shkruhej në një pankartë të ngritur nga një nxënës para një shkolle të mesme në Paris në një tubim ku përfshiheshin mësues dhe përfaqësues të punëtorëve. "Punëtorët janë aq të përçmuar nga kjo qeveri dhe nga Presidenti Emmanuel Macron saqë nuk mund të vazhdojnë më kështu", tha një shofer autobusi. "Jam këtu për të mbrojtur shërbimet publike", tha edhe një mësues 33-vjeçar, "në veçanti, për të kërkuar që paratë publike të kthehen në shërbime publike... në vend që t'u drejtohen kompanive të mëdha ose t’u dhurohen ultra të pasurve". Makron dhe kryeministri i tij i sapoemëruar Sebastien Lecornu janë nën presion nga parlamenti për shkurtimet e mundshme të buxhetit dhe nga investitorët e shqetësuar për deficitin në ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës. Një burim nga Ministria e Brendshme tha se deri në 800,000 njerëz pritej të merrnin pjesë në greva dhe protesta. Deficiti buxhetor i Francës vitin e kaluar ishte afër dyfishit të tavanit prej 3% të BE-së, por sado që dëshiron ta ulë atë, Lecornu, i varur nga partitë e tjera për të çuar përpara legjislacionin, do të përballet me një betejë të ashpër për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare për një buxhet për vitin 2026. Paraardhësi i Lecornu-së, Francois Bayrou, u rrëzua nga parlamenti për shkak të planit të tij për një shtrëngim buxhetor prej 44 miliardë eurosh. Kryeministri i ri nuk ka thënë ende se çfarë do të bëjë me planet e Bayrou-së, por ai ka sinjalizuar një gatishmëri për kompromis.

Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47