Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë, NHS, po përballet me ndërprerje masive, pasi dhjetëra mijëra punonjës janë bërë pjesë e grevës më të madhe në historinë e vendit. Kolegji Mbretëror i Infermierisë tha se grevat do të vazhdojnë për aq kohë sa do të nevojitet, ndërsa sindikata “Unite” paralajmëroi për një cikël të vazhdueshëm të protestave të punonjësve.