Greqia dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje të re energjitike, e cila, sipas kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis e vendos Athinën në qendër të hartës energjitike europiane. Në krah të kreut të qeverisë greke dhe në prani të ambasadores së re amerikane, Zelensky shfaqi mirënjohje të hapur, jo vetëm ndaj Greqisë, por edhe ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke e cilësuar këtë bashkëpunim thelbësor për një dimër që pritet jashtëzakonisht i vështirë për vendin e tij, i cili përballet me sfida të mëdha energjetike dhe të sigurisë.