Një tentativë grabitje në Lezhë, ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri dhe dhunimin e të zotit të shtëpisë, i cili ka qënë vetëm në banesë në momentin kur autorët janë futur aty. Raportohet se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të hënë, rreth orës 2:00 në fshatin Malecaj të Lezhës. Bëhet me dije se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesen e familjes Buja.