Pesë të dyshuar të tjerë janë arrestuar për përfshirjen e tyre në grabitjen e muzeut të Luvrit, tha prokurorja publike e Parisit. Ata u arrestuan të mërkurën në mbrëmje në rajonin e Parisit, tha zyra e Lore Beko. Një i dyshuar kryesor ishte mes të arrestuarve, raportoi agjencia franceze e lajmeve AFP. Arrestimet e reja vijnë pasi dy persona të arrestuar më herët "e pranuan pjesërisht" përfshirjen e tyre në vgrabitjen tronditëse të mërkurën.