Një bankë e nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë ka rënë pre e një grabitjeje në orët e paradites të kësaj të hëne. Sulmi ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta, kur një person i maskuar dyshohet se ka hyrë i armatosur në degën bankare dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë ende të papërcaktuar parash. Autori ka kërcënuar me armë fillimisht arkëtaren, e cila më pas i ka dhënë paratë. Pasi ka marrë paratë, ai i ka drejtuar armën rojes te dera, për ta bllokuar që të mos bënte lëvizje. Pasi ka dalë jashtë, ka marrë monopatinën dhe është nisur drejt zonës së stadiumit ‘Dinamo’. Grabitja ka zgjatur pak minuta. Autori është larguar me shpejtësi duke përdorur një monopatinë.