Pozitat e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, janë rënduar nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Teksa ndodhet në burg, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosjen nën sekuestro të 4 hektarëve tokë në Bashkinë e Himarës, që mund të jenë përfituar nga korrupsioni.