Një ndërprerje e papritur ka prekur disa prej shërbimeve kryesore të Google, përfshirë YouTube, në Kosovë dhe në disa shtete të tjera të Europës Lindore gjatë paradites së së enjtes. Përdorues nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë kanë raportuar vështirësi serioze në aksesimin e platformave të Google.