Vijojnë kontrollet intensive të territorit dhe hetimet proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”. Goditen 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, në Kurbin. Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas të cilët janë identifikuar gjatë hetimeve, si autorë të kultivimit të bimëve narkotike. Njëri nga të arrestuarit, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Asgjësohen bimët e kultivuara dhe bimë në proces tharjeje.