Një efektiv i policisë rrugore është dhunuar nga një person në Shkodër, të enjten pasdite. Indrit Shtegu ka qëlluar me grushte në fytyrë policing duke i thyer nofullën per shkak të një gjobe. Gjithçka ka nisur pasi efektivi i rrugores e gjobiti Indritin Shtegun për një triçikël të cilin e kishte parkuar keq. Pas gjobës ka nisur një konflikt verbal, Indriti ka filluar të godasë me grushte efektivin duke i shkaktuar plagë. Polici I rrugores është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet ende në kërkim. Dyshohet se autori ka probleme mendore.