Disa diamante me një vlerë rreth 4.8 milionë euro u vodhën nga një 60-vjeçare, e cila u maskua si një person i trajnuar dhe i kualifikuar për të njohur xhevahirët e çmuar. Lulu Lakatos akuzohet se mashtroi argjendarët, duke pretenduar se detyra e saj ishte të kontrollonte profesionalisht diamantet nga kompania “Boodles” në Londrën qendrore dhe më pas me një lëvizje të shkathët të duarve, i zëvendësoi ato me gurë të zakonshëm.