Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatën e Apelit. Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mos njoftimi në mënyrën e duhur i Tahirit. Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka dhënë një prononcim për mediat pas shtyrjes së gjyqit. Në fjalën e tij, Haxhia ka bërë me dije se Tahiri nuk ka shkuar në sallë pasi nuk është njoftuar.