Në Bjellorusi mund të gjykohen edhe të vdekurit. Dhoma e ulët e Parlamentit të Bjellorusisë miratoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale të Republikës, të cilat parashikojnë mundësinë e mbajtjes së gjykimit edhe ndaj personave që nuk jetojnë më. Projekt-ligji u miratua edhe në dhomën e lartë të parlamentit (Këshilli i Republikës), siç dëshmohet nga informacionet e shpërndara në portalin ligjor të bjellorusisë.