Krejt ndryshe nga premtimi për reduktimin e stokut, reforma në sistemin gjyqësor e cila u finalizua në fund të vitit 2022, e ka shtuar edhe më problematikën e çështjeve gjyqsore në apel. Aktualisht kjo gjykatë punon vetëm me 1/3 e stafit të kërkuar. Kjo trupë gjyqësore është njëkohësisht vetë viktimë e këtyre kushteve. Duhet të përballë të gjithë procesin ankimor që vjen nga të gjitha gjykatat e Shqipërisë. Të gjendur në këto kushte mbingarkese ekstreme ato shqyrtojë 3 herë më shumë dosje se sa gjyqtarët e vendeve të BE, të cilët shqyrtojnë mesatarisht 100 dosje në vit. Në Shqipëri, një gjyqtar i apelit realizon mesatarisht 300 vendimarrje në vit. Kjo do të thotë që brenda një dite pune, një gjyqtar njihet me çështjen, lexon dosjen, njihet me provat, dëgjon palët dhe merr vendimin.