Qamil Taja, i akuzuar se ka qëlluar dy herë në kokë dhe ka vrarë partneren e tij 19-vjeçare, Kristjana Brakaj është lënë në paraburgim. Jashtë gjykatës së Pireut ka mbizotëruar tensioni nga të afërmit dhe miqtë e viktimës, ndërsa prezenca e policisë ka qenë e madhe. Akuzat ndaj 25-vjeçarit janë: Vrasje me dashje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës. Autori i vrasjes dyshohet se ishte xheloz patologjikisht për partneren e tij.