Në rrugën e ‘Myslym Keta’ në kryeqytet filloi shembja e pallatit numër katër, ku dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, sipas vlerësimit të Institutit të Ndërtimit, ishin të parikuperueshme. Trupa gjykuese e Gjykatës së Tiranës mori vendimin për prishjen e pallatit, duke rrëzuar kështu kërkesën e Partisë Demokratike dhe duke i dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës për shembjen e godinës.