Një gjykatë federale ka shpallur të paligjshëm vendimin e administratës Trump për dërgimin e trupave të Gardës Kombëtare në Uashington, duke theksuar se ndërhyrja ka ndodhur pa kërkesën e autoriteteve lokale. Vendimi i gjykatës shton se mobilizimi i Gardës Kombëtare nga shtete të tjera, për qëllime policore në kryeqytet nuk ishte i justifikueshëm ligjërisht. Gjyqtarja urdhëroi që trupat të tërhiqen brenda një periudhe prej tre javësh, ndërkohë që administrata Trump ka mundësinë të apelojë këtë vendim deri më 11 dhjetor, duke i dhënë afat këtij vendimi të mbetet në fuqi deri në përfundimin e procesit të apelimit.