Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë, që i detyronte ata të punonin për pesë vite në sistemin shëndetësor shqiptar para marrjes së diplomës. Kushtetuesja i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore brenda 3 muajve, pra para përfundimit të vitit akademik. Dispozitat që shfuqizohen me anë të vendimit të 25 Janarit, do të jenë të pazbatueshme në marrëveshjet me studentët.